Një kopsht me lule për ditëlindjen e një luleje të vogël

Class Events

Nga Class• 1 March 2019

Një kopsht me lule për ditëlindjen e një luleje të

Një vjetori është një eveniment i rëndësishëm, jo sepse do të mbetet në memorien e vogëlushëve, por sepse është një arsye e madhe për të festuar për njerëzit e familjes, si dhe do të mbeten përgjithmonë fotot, të cilat do ta memorizojnë këtë festë edhe për të vegjlit. Një vjetori i Gisel ka qenë i veçantë dhe shumë i ëmbël, siç ishte dhe vetë ajo. Vogëlushja festoi në praninë e familjarëve të saj në një vend të dekoruar me shumë dashuri nga Class Events.

Një kopsht me lule për ditëlindjen e një luleje të

Një kopsht me lule për ditëlindjen e një luleje të

Një ambient i dekoruar me lule, ku mbizotëronin ngjyrat pastel, kryesisht lejlaja dhe roza blush. Ajo që e bënte dekorin edhe më të veçantë dhe që dallonte mes luleve të tjera ishte një lloj orkideje në ngjyrën gri dhe lejla që kombinohej dhe shkrihej shumë bukur me ambientin.

Një kopsht me lule për ditëlindjen e një luleje të

Tavolina e mermertë dhe karriget në ngjyrë ari, që janë përdorur për herë të në një event në Shqipëri, mirëpritën të ftuarit e darkës intime. Përveç luleve të shumta, në tavolinë binin në sy qirinjtë gri mat dhe pjatat në ngjyrën blush mat. Po ashtu, në sotopjata ndodhej nga një dhuratë e ëmbël për të ftuarit – çokollatë dhe lule të thata. Dhurata vinte e lidhur me një etiketë kalk ku shkruhej emri i vogëlushes Gisel.

Një kopsht me lule për ditëlindjen e një luleje të

Një kopsht me lule për ditëlindjen e një luleje të

Një kopsht me lule për ditëlindjen e një luleje të

Pjesa më e ëmbël e festës, tortat, ishin të shumë të veçanta, pasi bëheshin për herë të parë në Shqipëri. Njëra ishte me pancakes, njëra meringue me boronica dhe tjetra naked cake.

Një kopsht me lule për ditëlindjen e një luleje të

Një kopsht me lule për ditëlindjen e një luleje të

Photobooth, që është këndi më i dashur për njerëzit që duan të memorizojnë momentet e bukura si këto, ishte i mbushur me lule (garden roses) dhe një shkrim “1-st bday” (ditëlindja e parë).

Një kopsht me lule për ditëlindjen e një luleje të

Gjithçka e kuruar në detaje për ta bërë edhe më të veçantë këtë festë kaq të rëndësishme.

Një kopsht me lule për ditëlindjen e një luleje të

Fotografe: Orsola Mema, Class Photography

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon