Ai erdhi sërish në Tiranë, festa nis pas pak në Pallatin e Kongreseve

Ai erdhi përsëri

Nga Class 4 March 2019

Ai erdhi sërish në Tiranë, festa nis pas pak në Pallatin e

Ermal Meta është rikthyer sërish në Tiranë. Këtë herë ai do të performojë në Pallatin e Kongreseve, i shoqëruar dhe nga një grup instrumentistësh nga Genova, me të cilët ka nisur turin nëpër Europë.

Ai erdhi sërish në Tiranë, festa nis pas pak në Pallatin e

Disa orë përpara koncertit, ai është pritur në një takim nga kryebashkiaku Veliaj, me të cilin mbolli edhe një pemë. “Jam shumë i lumtur që i gjithë koncerti është “sold out”, një nga më të mëdhatë në Pallatin e Kongreseve të turit të Ermalit me GnuQuartet, një grup fantastik nga Genova. Jam entuziast për faktin se sapo mbaruam Samitin e Diasporës dhe kur flasim për ambasadorë të Shqipërisë dhe për njerëz që na bëjnë të ndihemi krenarë, unë besoj se Ermali është shembulli dhe produkti më dinjitoz shqiptaro-italian. Jam shumë i lumtur që je kthyer në shtëpi dhe mezi pres ta bësh rrugë dhe të vish më shpesh.”

Ai erdhi sërish në Tiranë, festa nis pas pak në Pallatin e

Rikthimi në Shqipëri çdoherë, sipas artistit, i jep atij emocione. “Kjo është shtëpia ime, është Shqipëria, edhe kthehem gjithmonë me shumë emocione. Faleminderit shumë! Qyteti më duket jashtë mase i bukur, më pëlqen ndjenja që gjej rreth e rrotull, e kjo është, mbi të gjitha, për punën e mrekullueshme që ka bërë Erioni në këtë qytet”. Në koncertin e së hënës do të bëhen bashkë një sërë instrumentesh muzikore, si violë, violinë, violinçel dhe flaut.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon