Para gjumit, kjo është kura më e mirë pas një jave të lodhshme (e ngrënshme)

Mos harro ta bësh këtë gjë para se të flesh

Nga Class 10 March 2019

Para gjumit, kjo është kura më e mirë pas një jave

Ka nisur edhe një javë tjetër e lodhshme? Ku ka gjë më qetësuese sesa ta trajtosh veten me një maskë qetësuese para gjumit. Po para se të shkosh te dyqani me produkte kozmetike dhe të kërkosh diçka të jashtëzakonshme, pse nuk bën vetë një maskë shumë të thjeshtë?

Kjo është një përzierje e freskët dhe mjaft qetësuese pas një jave të lodhshme. Madje, edhe më shumë se kaq – është e ngrënshme. Cool, apo jo?

 Para gjumit, kjo është kura më e mirë pas një jave

Ja çfarë duhet të bësh:

- 3 lugë gjelle kos grek

- 1 lugë gjelle kakao pluhur

1 lugë gjelle dhallë

- 1/2 banane pure

- 1 lugë gjelle mjaltë

- 1 lugë gjelle lëng limoni

Para gjumit, kjo është kura më e mirë pas një jave

Përzieji të gjithë përbërësit e mësipërm derisa të përftosh një masë homogjene. Aplikoje maskën lehtësisht në fytyrë dhe lëre të veprojë për 10 – 15 minuta. Më pas shpëlaje me ujë të ngrohtë. Pas maskës, përdor gjithmonë hidratuesin.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon