Meghan Markle thyen rregullat sërish, edhe spitalin ku do të lindë e ka ‘të personalizuar’?

Ku do të lindë?

Nga Class• 13 March 2019

Meghan Markle thyen rregullat sërish, edhe spitalin ku do të

Duka dhe Dukesha e Sussex-it janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, në fund të muajit prill dhe të të gjithë janë duke ndier ethet për këtë pritje ndërkombëtare.

Gjatë muajve të fundit, spekulimet për lindjen e Meghan kanë ndryshuar, madje edhe sa i përket shtëtësisë që do të mbajë fëmija. Ndërkohë që titujt ndryshojnë, disa pyetje kanë mbetur ende enigmë, siç është ajo për spitalin ku do të lindë fëmija. Ende nuk është konfirmuar, por nga lajmet e mediave online kanë nisur sërish spekulimet. Ku do të lindë fëmija i Meghan Markle dhe Princit Harry?

Meghan Markle thyen rregullat sërish, edhe spitalin ku do të

Për arsye sigurie, natyrisht, vendi i lindjes mbretërore nuk tregohet dhe as konfirmohet paraprakisht. Edhe pse kushërinjtë e parë të fëmijës së ardhshëm - Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis lindën në Spitalin e Shën Marisë në Londër, duket sikur Meghan dhe Harry mund të marrin një rrugë tjetër për lindjen e fëmijëve të tyre.

Meghan Markle thyen rregullat sërish, edhe spitalin ku do të

Sipas Us Weekly, çifti mund të zgjedhë spitalin “Frimley Park”, në Surrey, Angli, për lindjen e Meghan. "Do të jetë shumë më pak kaos dhe më shumë një ngjarje private nëse ajo lind këtu dhe jo në në Londër [në spitalin e Shën Marisë] si Kate",- tha një burim për revistën.

Meghan Markle thyen rregullat sërish, edhe spitalin ku do të

Një fakt që e bën më të besueshëm këtë hipotezë është edhe distanca e spitalit, vetëm 20 minuta larg shtëpisë së re të Harry-t dhe Meghan, në Cottage Frogmore.

Meghan Markle thyen rregullat sërish, edhe spitalin ku do të

Edne asgjë nuk është e konfirmuar, por nga sa kuptohet, Meghan, edhe këtë herë do të thyejë rregullat e mbretërisë. Megjithatë, gjithçka do të mësohet vetëm kur Dukesha të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon