Moti do t’ju ndryshojë planet? Ja si do të jetë fundjava ‘verore’
Gati për festë?

Siç është parashikuar nga meteorologët, kjo fundjavë do të jetë me temperatura më të larta, krahasuar me ditët e fundit të kësaj jave, dhe me mot të kthjellët. Kështu, sipas meteorologëve, temperaturat kanë filluar të rriten që nga dita e premte e do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës deri në fillim të javës tjetër. E shtuna dhe e diela, parashikohet të kenë mot të kthjellët dhe të ngrohtë.
Sipas IGJEUM, edhe gjatë ditës së shtunë nuk priten reshje në të gjitha qarqet e vendit, ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit, pritet të arrijnë:

në bregdet: 6 / 17 °C
në vendet e ulëta: 3 / 19 °C
në vendet malore: 0 / 13 °C
Ditët vijuese të javës mbeten në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të ngrohta. Herë pas here do të shfaqen kalime vranësirash të lehta, më të dukshme në zonat lindore. Dita e martë sjell rënie të temperaturave që do të jetë më e ndjeshme të mërkurën.



