Pas Adrola Dushit, edhe Bora Zemani bën ndryshimin e papritur në look
Wow!

Vajzat e famshme janë gjithmonë pararendëse të tendencave dhe prurjeve më të fundit të modës, qoftë kjo në aspektin e veshjeve, por edhe ato të grimit, e look-ut në përgjithësi. Me sa duket, tek personazhet e njohur shqiptarë, por qarkullon trendy më i ri i flokëve, që ndryshe njihet edhe si stili "bob"! Flokë të prera shkurt, herë të drejta ose me onde varësisht preferencës së vetë protagonistes, duket se ky model i ri flokësh i ka bërë për vete disa nga femrat e njohura të ekranit shqiptar.

Pas supermodeles shqiptare Adrola Dushi, e cila i befasoi të gjithë me pamjen e saj të re, ndryshe nga sa na ishte mësuar syri gjithë këto vite, bukuroshja zeshkane me flokë të gjatë, vendosi t'i thotë "lamtumirë" gjatësisë me të cilën e kishim parë për vite me radhë, duke u prezantuar me pamjen e saj të re: flokë në stilin "bob", të prera shkurt e që asaj i shkojnë vërtet shumë.

Duket se pas Adrolës, radhën e ka Bora Zemani! Prezantuesja simpatike shqiptare, e cila ditët e fundit është gjithnjë e më shumë pjesë e medias rozë për jetën e saj private, apo për projektet e reja, i ka habitur të gjithë mbrëmjen e djeshme! Bora ka postuar një foto ku shfaqet me flokët e prerë shkurt, e që siç e komplimentojnë edhe fansat me komentet e shumta, asaj i shkojnë vërtet shumë.
View this post on Instagram
Dhe Bora duket shkëlqyeshëm me pamjen e saj të re apo jo?



