Ermal Mamaqi feston sot ditëlindjen, Ami bën urimin emocionues

Fjalë zemre!

Nga Class 21 March 2019

Ermal Mamaqi feston sot ditëlindjen, Ami bën urimin emocionues

Moderatori i njohur shqiptar ka shumë arsye të forta për t'u ndjerë i plotësuar çdo ditë të jetës së tij!  Ndonëse sot për të është një ditë e shënuar dhe në familjen e tij ka festë, Ermal Mamaqi na e ka dëshmuar herë pas here se ndihet plot dhe i realizuar në çdo aspekt të jetës së tij, personale apo profesionale. Drejtuesi i "Xing" me Ermalin në TV Klan, është prej disa ditësh protagonist në media, sepse data e filmit të tij dhe Elvana Gjatës po afron! "Dy gisht mjaltë" do të nisë në kinematë e kryeqytetit prej datës 28 Mars dhe sipas parashikimeve pritet që filmi të ketë mjaftueshëm sukses.

Ermal Mamaqi feston sot ditëlindjen, Ami bën urimin emocionues

Por, përtej arritjeve profesionale, Ermal Mamaqi rrethohet çdo ditë nga dashuria dhe mirënjohja e njerëzve më pranë jetës së tij. Dhe një nga personat më të rëndësishëm është doemoes Ami, bashkëshortja e tij dhe mamaja e dy fëmijëve të tyre. Në ditën speciale të lindjes, nuk mund të mungonin fjalët e zemrës dhe urimi emocionues nga ana e Amit për Ermalin. Ajo i shkruan: "Çdo vit që ikën më shumë të dua @ermalmamaqiofficial!!!❤ Sa shumë gjëra kemi ndërtuar dhe kaluar bashkë dhe sa të tjera na presin....#lifeexperience"!

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

A post shared by Amarda Toska (@amardatoska) on

E ky dedikim i ëmbël ta ngroh vërtet zemrën!

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon