4 rregulla edukimi nga prindërit japonezë që duhet t’i zbatoni edhe ju

Këshilla

Nga Class 21 March 2019

4 rregulla edukimi nga prindërit japonezë që duhet t’i

Fëmijët japonezë janë të mrekullueshëm. Në përgjithësi, ata janë të sjellshëm, miqësorë dhe nuk kanë ndjenja negative! Në Japoni, rrallë takoni një fëmijë që qan në supermarket (edhe pse ka gjithmonë përjashtime). Bright Side na tregon disa truke edukative nga prindërit japonezë! Më poshtë mund të lexoni disa prej tyre dhe t’i zbatoni!

Marrëdhënia nënë-fëmijë është e ngushtë

Në Japoni, lidhja mes nënës dhe fëmijës së saj është vërtet e fortë. Ato qëndrojnë gjatë gjithë kohës bashkë me ta dhe madje dhe kur janë më të rritur nënat zgjedhin të flenë me fëmijët e tyre! Sipas nënave japoneze ka një rregull përpara se fëmija të bëhet 5 vjeç: Lejoni ata të bëjnë çfarë duan! Ka prindër që e mendojnë këtë gjë si një leje të tepruar, mirëpo mesa duket e kanë gabim. Ky parim i bën fëmijët të mendojnë se janë të mirë. Ekziston një studim i kryer nga shkencëtarët amerikanë dhe japonezë që dëshmon se ekziston një lidhje mes një stili inkurajues të rritjes dhe sjelljes së fëmijëve. Studiuesit pohojnë se qëndrimet pozitive të prindërve zvogëlojnë rrezikun e sjelljes problematike tek fëmijët dhe përmirësojnë sjelljen e fëmijëve me çrregullime zhvillimore.

4 rregulla edukimi nga prindërit japonezë që duhet t’i

Sistemi japonez i edukimit

Të gjithë njerëzit njerëzit të barabartë. Princesha japoneze, Ayako (e dyta në të djathtë) po performon me shokët e klasës gjatë një festivali atletik në Tokio. Sipas sistemit të edukimit japonez, fëmijët janë të përsosur deri në moshën 5 vjeçare, nga mosha 5-15 ata duhet të shërbejnë, ndërsa pas moshës 15 vjeçare janë të barabartë me prindërit. Për shumë të huaj kjo mënyrë është e gabuar, ose intepretohet jo mirë. Kjo filozofi ka për qëllim ngritjen e një shoqërie kolektive ku interesat personale nuk janë gjëja më e rëndësishme.

4 rregulla edukimi nga prindërit japonezë që duhet t’i

Disiplina

Në fazën e parë, prindërit u dhurojnë shumë dashuri dhe kujdes fëmijëve të tyre.

Në fazën e dytë, dashuria nuk zhduket, por një fëmijë mëson të jetojë sipas rregullave të shoqërisë dhe përpiqet të gjejë qëllimin e tyre në këtë botë. Meqenëse lidhja e nënës dhe fëmijës është me të vërtetë e fortë, një fëmijë përpiqet të bëjë gjithçka të drejtë për të mos e mërzitur nënën e tyre.

Në fazën e tretë, fëmija bëhet një anëtar i plotë i shoqërisë.

4 rregulla edukimi nga prindërit japonezë që duhet t’i

Familja është një nga gjërat më të rëndësishme në jetë

Si rregull, nënat i rrisin fëmijët. Ata kalojnë shumë kohë së bashku: Japonezët mendojnë se fëmijët nuk duhet të dërgohen në kopësht pa u bërë 3 vjeç. Prindërit zakonisht nuk ju kërkojnë ndihmë gjyshërve dhe nuk punësojnë dado. Megjithëse, fëmijët shpenzojnë shumë kohë me gjyshërit dhe të afërmit e tyre. Marrëdhënia me anëtarët e familjes është mjaft e ngrohtë. Japonezët bëjnë shumë për familjen e tyre: i mbrojnë dhe i mbështesin.

4 rregulla edukimi nga prindërit japonezë që duhet t’i

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon