Sonte në Cineplexx po transmetohet premiera e filmit “2 Gisht Mjaltë”, komedia e Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjatës. Si një histori dashurie që ka brenda komedinë dhe dramën, pritet me interes për t’u parë nëse do të ketë skena dashurie mes çiftit. Sonte përpara se të shfaqej filmi në kinema, Elvana dhe Ermali kanë marrë fjalën për të thënë diçka për këtë film që e kanë ëndërruar prej kohësh.

Elvana pasi është shprehur shumë e lumtur që më në fund është realizuar ky projekt, ka folur edhe për skenën që i duhej të puthej me Ermalin, siç e cilëson ajo, vëllain e saj.

“Ka qenë një eksperiencë e bukur. Ka pasur disa skena të bukura, të jem e sinqertë, ideja që jam në çift me vëllain tim, sesi nuk më hëngri mortja që duhet të të puthja ty. Por e bëra. Shijojeni”,-është shprehur Elvana.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

A post shared by Revista CLASS (@revista_class) on