Ai është një nga aktorët e preferuar të humorit në Shqipëri dhe publiku e do shumë! Jo vetëm për batutat e tij, por edhe për anën tjetër njerëzore që ai tregon herë pas here, përtej petkut të artistit që të gjithë njohim.

Ndërsa, deri tani ka preferuar që bijën e tij, Ajkën, frytin e dashurisë mes tij dhe Xhensilës ta ruajë të shenjtë, duke mos i publikuar asnjë foto me portret, vendim për të cilin ata kanë dhënë arsyet e tyre bindëse, edhe në publik, Bes Kallaku sot ka vendosur të na njoh me dy njerëzit e tjerë të rëndësishëm në jetën e tij. Nuk është Ija, gjyshja e tij e zemrës, me të cilën ndan shpesh foto dhe video interesante, por këtë herë bëhet fjalë për prindërit e tij.

Në fakt, kjo është zyrtarisht e para herë kur Besi vendos që të njohë të gjithë fansat e tij virtual me prindërit e tij, ndaj dhe shkruan në foto "Baba e Nona"!