Ngjyra e flokëve këtë pranverë, perfekte për të mbuluar
Dhe për biondet

Ngjyra e floririt të kuq është këtu. Një nga nuancat që u është rikthyer trendeve, duke nisur që nga bizhuteritë te interierët, nga smaltet e thonjve te teknologjia e më gjerë. Kjo nuancë metalike femërore është ngado - Rose Quartz është perfekte sidomos për biondet dhe flokët e thinjur.
Nuanca e argjendit ka qenë shumë në modë sezonet e fundit, kur gra të të gjitha moshave nisën të përdornin tone natyrale gri ose ua shtonin ato flokëve biondë si Lady Gaga apo Ellie Goulding dhe ngjyra e florinjtë në rozë është një rifreskim i gjetur i modës. Është më e butë sesa argjendi, e ngroh lëkurën dhe është mënyra perfekte për t’i bërë më interesantë flokët gri ose biond, për këtë pranverë.

"Moda për flokë me nuanca metalike ka ardhur e veshur me këpucë argjendi", thotë Sam Burnett, i Hare & Bone Salon. "Nuanca metalike pasqyron dritën dhe duket më shumë sesa një ngjyrë, është me të vërtetë lozonjare , shton thellësi dhe mund t’i bëjë flokët të duken më të dendur. Përshtatet edhe më lehtë sesa trendet e mëparshme siç kanë qenë flokët pastel, sepse nuk është një ngjyrë e thjeshtë dhe e sheshtë, kështu që ju mund ta përshtasni me më shumë lloje flokësh dhe ngjyrash."

Mund të keni nevojë për ndonjë frymëzim konkret, por as ato nuk mungojnë. "Emma Roberts kishte një ngjyrë shumë të bukur flori rozë në Coachella disa vite më parë",- thotë Sam, "Sienna Miller mban gjithashtu flokë flori të kuq, ndërsa Isla Fisher është vajza imazh për ngjyrën e bronztë".

Nëse dëshironi t’i jepni një ton personal kësaj ngjyre, Hare & Bone përzien pjesë floriri të kuq me argjend ose platin për një nuancë të bukur dhe të butë mbi ngjyrën e modës. Por mund të shkoni edhe me foto me vete te parukieri, web-i është i mbushur me to dhe të kërkoni një bojë gjysmëpermanente në nuancë rozë, dusky pink.

Nëse po mendoni për ta provuar në shtëpi, nisni me një korrektor flokësh, Bleach Hair Crayon in Rosé, është i shpejtë, kontrollohet lehtë dhe më e rëndësishmja, lahet menjëherë nëse vendosni që rezultati nuk ju shkon. Nëse ju pëlqen ajo që shihni, hidhni hapin me një Schwarzkopf LIVE Lightener + Twist in Cool Rosé ose produkte të ngjashme dhe mund t’i lani flokët me Davines Alchemic Shampoo in Red, që ngjyra të qëndrojë më gjatë.



