Njollat dhe qukat shtohen në pranverë, si t’i trajtosh në mënyrë natyrale

Dy maska të thjeshta për t’u mbrojtur nga njollat

Nga Class 12 April 2019

Njollat dhe qukat shtohen në pranverë, si t’i trajtosh në

Fytyrat më delikate janë gjithmonë ato që shfaqin njolla nën ndikimin e rrezeve të diellit, por edhe fytyrat që kanë quka në fytyrë. Kujdesi për moskrijimin e njollave duhet të fillojë që në periudhën e dimrit, në mënyrë që, gjatë sezonit të pranverës dhe verës, fytyra të jetë e mbrojtur nga ndikimi i lartë i rrezeve të diellit. Kremrat nuk japin gjithmonë rezultat, ndaj është mirë që të parandalosh problemin herët.

Nuk janë vetëm rrezet e diellit ato që krijojnë njollat në fytyrë, siç mund të mendohet. Ndër faktorët që ndikojnë në shfaqjen e njollave janë edhe:

Njollat dhe qukat shtohen në pranverë, si t’i trajtosh në

Fillimi i menopauzës, që lidhet me uljen e nivelit të hormoneve femërore.

Nëse përdor kontraceptivë kundër shtatzënisë.

Nëse je shtatzënë.

Disa lloje antibiotikësh.

Parfumet me alkol.

Si t’i trajtosh?

Maska e parë: Çdo darkë lyeje fytyrën me lëng limoni, para se të flesh, dhe shpëlaje të nesërmen në mëngjes.

Maska e dytë: 1 kokërr molle (tuli i mollës), 1 kokërr limon dhe pak sodë.

Grije mollën bashkë me lëngun e limonit dhe vendose në fytyrë. Mbaje për rreth 30 minuta dhe më pas shpëlaje fytyrën me ujë, në të cilin ke hedhur pak sodë buke. Kjo është një maskë, e cila do të të ndihmojë shumë në rrezatimin e lëkurës dhe pastrimin e saj. Pas disa përdorimesh, do të shohësh se fytyra është pastruar plotësisht.

Nëse dëshironi t'i jepni shkëlqim fytyrës në mënyrë natyrale, lexoni këtu.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon