Meqenëse është i njohur si doktori i VIP-ave, Skerdi Faria është kthyer në personazh VIP për rrjetin. Jo vetëm për humorin që përdor në Instagram, por edhe për profilin dhe raportin që ka vendosur me publikun si një nga më të komentuarit për operacionet plastike që u ka bërë personazhet e njohur të ekranit.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Skerdi Faria ka zbuluar edhe disa personazhe të njohur që kanë kaluar në duart e tij për t’u zbukuruar. Në fakt, deri më sot, asnjëherë Skerdi nuk kishte përmendur emra.

Por sonte doktori i ka thënë një për një të gjithë emrat e VIP-ave që kanë bërë operacione plastike. Megjithatë, zgjodhi që këtë sekret ta ndante vetëm me Ermalin. Të paktën Ermali mësoi se cilët ishin disa prej atyre që ai deri më tani e dinte se kishin bukuri natyrale.

Në kohën kur Skerdi tregonte cilët ishin VIP-at që kanë bërë operacione plastike, Ermali u shokua nga emrat dhe nuk mund t’i besonte disa prej tyre.