Një festë mbi re

Class Events!

Nga Class 14 April 2019

Një festë mbi re

Ditëlindja është një event i veçantë, prandaj atë ditë mund ta kaloni ku të dëshironi, madje edhe mbi re. Ju mund ta keni të pamundur të shkoni aty, por Class Events mund sjellë retë te ju! Për një vjetorin e Leonit të vogël, Class Team realizoi një festë ku të ftuarit të ndiheshin sikur ndodheshin vërtetë mbi re.

Një festë mbi re

Festa u realizua në një tendë transparente nga ku shihej qartë edhe qielli. Perdet e bardha i përshtateshin më së miri kaltërsisë së qiellit dhe reve. Pjesa e sipërme e tendës u mbush me re pambuku. Tavolinat me mbulesë bojëqielli dhe karriget transparente kombinoheshin me pjesën tjetër të dekorit që ishte e gjitha në ngjyrat bojëqielli dhe të bardhë.

Një festë mbi re

Lulet që u përdorën ishin tulipanë dhe trëndafila të bardhë që qëndronin pranë qirinjve të së njëjtës ngjyrë dhe sotopjatave të argjendta.

Një festë mbi re

Këndi i ëmbëlsirave ishte një magji më vete, pasi u realizua në mënyrë të tillë që të krijohej përshtypja se ëmbëlsirat qëndronin mbi re.

Një festë mbi re

Një parajsë mbi tokë!

Një festë mbi re

Një festë mbi re

Një festë mbi re

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon