I vetmi produkt që nuk duhet të përdorni për flokët pas moshës 40-vjeçare

Shkakton rënie flokësh

Nga Class• 15 April 2019

I vetmi produkt që nuk duhet të përdorni për flokët pas

Gjithçka ndryshon kur kalon të 40-at. Shumë njerëz përshtaten shpejt me ndryshimet e lëkurës dhe metabolizmit të tyre pas kësaj moshe, por shumë të tjerë e kanë të vështirë të pranojnë dhe të përshtaten me to.

Një problem i madh mes shumë të tjerëve është ai i rënies së flokëve pas kësaj moshe, sidomos për gratë. Sipas Joshua Zeichner, MD, drejtor kozmetike dhe themelues i dermatologjisë në spitalin “Mount Sinai” në New York City, rënia e flokëve është më e shpeshtë te gratë që sapo kanë kaluar moshën 40-vjeçare.

I vetmi produkt që nuk duhet të përdorni për flokët pas

Çdo rast i rënies së flokëve është i veçantë dhe mund të jetë rezultat i shumë faktorëve, por ekspertët thonë se produktet e flokëve mund të kontrollohen për të mos pasur në përbërjen e tyre disa kimikate.

Në fakt, ekspertët thonë se të gjitha produktet që kanë në përbërjen e tyre sulfat natriumi (kripë) apo sodë (SLS) (SLES) janë të rrezikshëm për flokët dhe stimulojnë rënien e tyre.

I vetmi produkt që nuk duhet të përdorni për flokët pas

Të dy këta përbërës gjenden dendur në shampo, sepse shtojnë efektin e tyre të pastrimit. "Ata krijojnë flluska, heqin pluhurin dhe vajrat nga lëkura dhe flokët",- thotë Paul Pestano, një specialist i produkteve të kozmetikës, për Teen Vogue.

I vetmi produkt që nuk duhet të përdorni për flokët pas

Eric Spengler, nga Living Proof, thotë se këta përbërës të kujdesit të flokëve kanë tendencë të ndikojnë në mbitharje, sepse pastrojnë vajrat, edhe ata natyralë, duke e bërë më të vështirë ushqimin e folikulave që ndikojnë në rritjen e flokëve.

I vetmi produkt që nuk duhet të përdorni për flokët pas

Kështu, bëni kujdes sa herë që blini një shampo të re, në mënyrë që të mos i ketë në vlera të larta këta përbërës. Gjithashtu, për të eliminuar efektin e tyre, përdorni në shtëpi edhe vajra natyralë apo maska me vajra esenciale. Përzieni për shembull vaj rozmarine me piper dhe trumës, ose edhe vajin jojoba, i cili ndihmon në rritjen e flokëve.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon