Si i vuri flakën shtëpisë? Elita Rudi tregon ngjarjen e tmerrshme që nisi nga një tekë e saj

Nuk e pëlqente arushin

Nga Class 15 April 2019

Si i vuri flakën shtëpisë? Elita Rudi tregon ngjarjen e tmerrshme

Ka shumë nga ata që nuk i mbajnë mend prapësitë e fëmijërisë, ashtu si edhe shumë të tjerë që pas disa viteve i kujtojnë me endje. Elita Rudi, e ftuar sot në Piter Pan, zbuloi para fëmijëve se edhe ajo mbante mend një ngjarje të tmerrshme që i kishte ndodhur shumë vite më parë.

Si i vuri flakën shtëpisë? Elita Rudi tregon ngjarjen e tmerrshme

Gazetarët e vegjël të Piter Panit kishin mësuar se Elita i ka vënë flakën dhomës së saj. Duke e konfirmuar këtë, moderatorja e njohur tregoi se, fare pa dashje, nga një arush të cilin ajo nuk e pëlqente më, mori flakë dhe u dogj dhoma e saj: “Unë nuk e dija që e dogja të gjithë dhomën. Gjithçka nisi nga arush që unë nuk e pëlqeja më. Vendosa që t’i vë flakën dhe pastaj e futa në dollap. Mami nëpër shtëpi ndiente një erë të djegur, por nuk ma mori mendja se ishte arushi. Sapo hyri babi pastaj në shtëpi, edhe ai tha “diçka po vjen erë e djegur”. Aty shpërtheu flaka dhe iku dhoma ime”, rrëfeu Elita duke i këshilluar fëmijët që të jenë të kujdesshëm edhe në lojëra, sepse një pakujdesi e vogël mund të shkaktojë aksidente të tmerrshme.  

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon