Humb jetën pas lindjes së fëmijës, zbulohet shkaku i vdekjes së 25-vjeçares në Elbasan
U martua 10 muaj më parë

Rexhina Debrova ka humbur jetën sot tragjikisht pasi ka sjellë në jetë fëmijën e parë. 25-vjeçarja vdiq sot në Elbasan, një orë pasi solli në jetë fëmijën. Shkaku i vdekjes mësohet të jetë trombolia pulomonare, mbyllja e arterieve pulmonale (mushkërive).
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në spitalin e Elbasanit. Pas lindjes, mjeku gjinekolog ka konstatuar se e reja ka pasur aritmi dhe ka kërkuar ndërhyrjen e mjekut kardiolog.
Familjarët e vajzës kanë ngritur akuza ndaj stafit mjekësor, duke u shprehur se mjeku kardiolog është vonuar një orë dhe nuk ka mundur ta shpëtojë.

Ende nuk ka reagim nga spitali dhe as nga policia, por pritet që të dalë ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së 25-vjeçare.

Rexhina Debrova u bë sot nënë për herë të pare. Ajo u martua 10 muaj më parë, por fatkeqësisht nuk e gëzoi gjatë as martesën, as fëmijën që sapo solli në jetë.



