Vdekja e 25-vjeçares pas lindjes, shoqërohen në polici dy mjekë në Elbasan

Dy mjekë të qendrës spitalore në Elbasan janë shoqëruar në polici mbrëmjen e sotme, pas ngjarjes së rëndë, ku 25-vjeçarja Rexhina Debrova, humbi jetën pasi lindi vajzën e saj.
Mësohet se dy mjekët, të cilët po merren në pyetje, janë ranimatori Nikollaq Thano dhe kardiologu Mehmet Ibaj, shkruan Panorama.

Qendra Spitalore në Elbasan, në një reagim për mediat më herët, sqaroi se vdekja e të resë, sipas tyre, erdhi si shkak i një komplikacioni postoperator trombemboli pulmonare.
Ndërkohë, familjarët e viktimës kanë ngritur akuza ndaj stafit mjekësor, duke u shprehur se mjeku kardiolog është vonuar një orë dhe nuk ka mundur ta shpëtojë.

Rexhina Debrova u bë sot nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një vajzë pas vetëm 10 muajsh martese. Fatmirësisht, foshnja gëzon shëndet të plotë.



