Vajzat nuk duhet të bëjnë rep? Ledri Vula sqaron deklaratën e tij
Tani jemi të qartë!

Një deklaratë e Ledri Vulës në emisonin “NIN” muajin e kaluar u keqinterpretua. Gjatë intervistës ai u shpreh se çdokush është duke bërë rep sot, edhe vajzat, por diçka nuk shkon këtu duke iu referuar fjalëve të pista që po përdoren në masë. Megjithatë kjo deklaratë u kuptua sikur Ledri donte të thoshte se vajzat nuk duhet të merren me rep dhe pati diskutime të shumta. I ftuar sot në “E diell”, këngëtari ka sqaruar një herë e mirë deklaratën e tij.

“Luftën për gratë e kanë nisur gra shumë herë më të fuqishme se ato që kanë folur në rrjetet sociale. Të tilla i kam edhe në shtëpi, si gjyshen dhe nënën time, të cilat kanë luftuar që të zhdukin analfabetizmin te gratë dhe vajzat. Unë sigurisht që nuk mendoj ashtu, përndryshe s`do të kisha bërë këngë me Tynan dhe më vjen keq që në `NIN’ është keqinterpretuar ajo që kam thënë”, -është shprehur Ledri.

“Unë mendoj që vajzat duhet të bëjë rep, por duhet të kenë kujdes me fjalët e pista, sepse nuk u ka hije dhe le ta marrin si të duan këtë që po them. Përdorimi i fjalëve të tilla në tekste s`na ka hije as ne, djemve, jo më vajzave apo gjithkujt tjetër që merret me rep. Nesër reperet do bëhen nëna dhe kur fëmija i tyre të dëgjojë dikë që të flasë për drogën, si do ndihen? Mund të bëhet një rep i mirë edhe pa përdorur fjalë të tilla”, -ka shpjeguar ai.

Burimi: Top Channel



