Kejsi dhe Stresi janë duke kaluar një periudhë të vështirë në lidhjen e tyre duke qenë se prej disa muajsh Stresi ndodhet në burg. Një lidhje në distancë nuk është aspak e thjeshtë, e megjithatë Kejsi mundohet të qëndrojë e fortë dhe e duruar derisa partneri i saj të fitojë lirinë. Kemi parë që ajo poston shpesh foto e shkrime të shumta dedikuar Stresit dhe dashurisë së tyre (si ky më poshtë).

Kësaj radhe, Kejsi ka vendosur që dedikimin për të dashurin e zemrës ta gdhend në trup. “This too shall pass (Edhe kjo do kalojë)”, -shkruhet në tatuazhin që ajo ka bërë në kraharor. Fotos ajo i ka shtuar edhe një shkronjë “A” të emrit të vërtetë të Stresit (Arkimed) dhe të njëjtën shkronjë e mban edhe në varësen e saj.

Ndoshta këto detaje e bëjnë Kejsin të ndihet më afër bashkëshortit të saj!