Festival i 72-të i Filmit në Kanë është hapur zyrtarisht! Nga data 14 maj deri më 25 maj, personazhet e famshëm do të promovojnë filmat e tyre, por edhe do të parakalojnë në tapetin e kuq.

Elle Fanning dhe Selena Gomez ishin ndër të parat që mbërritën në tapetin e kuq, por shumë të tjerë do ta prekin së shpejti Francën. A do të kemi një tjetër moment të “zhveshjes” së Kendall Jenner, ose do ta shohim Kristen Stewart duke i hequr këpucët në tapetin e kuq? Vetëm koha do ta tregojë, kështu që qëndroni gati. Ndërkohë shijoni veshjet mahnitëse deri tani: