Dukesha e Sussex-it u njoh me producentin Trevor Engelson në vitin 2004, kur sapo kishte filluar karrierën e aktrimit. Shtatë vite më vonë, çifti u martua në një ceremoni në plazhet e Xhamajkës (lexoni më shumë). Ndërsa pas dy vitesh, Meghan firmosi kërkesën për divorc, me arsyen se ata nuk përputheshin.
Së fundmi, një dokumentar i Channel 5 ka zbuluar arsyet se pse çifti i dha fund marrëdhënies pas 9 vitesh së bashku. Sipas korrespondentit mbretëror, Ashley Pierson, ishte karriera e Meghan ajo që solli shkatërrimin e martesës mes saj dhe Trevor. Kur Meghan u bë pjesë e ‘Suits’ asaj i duhej të udhëtonte dhe ishte gjithë kohën larg Trevor-it.
Distanca u bë një problem i madh për martesën e tyre, prandaj Meghan mori vendimin të ndahej nga partneri duke ia kthyer unazat me postë.