6 ushqime që mund t`i hani pa frikën se do të shtoni në peshë

Mësojini tani!

Nga Class 16 May 2019

6 ushqime që mund t`i hani pa frikën se do të shtoni në

Duket e pamundur, por në fakt ekzistojnë disa ushqime, të cilat përveçse ju largojnë urinë dhe janë të shijshme, nuk ju shkaktojnë shtim në peshë. Nuk bëhet fjalë për ushqime të lehta, por për ushqime të bollshme që do t`ju ngopin dhe njëkohëshit do të qëndroni në formë duke mos shtuar në peshë. Këto 6 ushqime që do t`ju sjellim më poshtë do t`ju ndihmojnë në rast se po përpiqeni të humbni peshë, por edhe në rast se po mundoheni të ruani peshën që keni. Përpiquni të shtoni sa më shumë ushqime të tilla në dietën tuaj dhe të zëvendësoni ushqimet e pashëndetshme.

6 ushqime që mund t`i hani pa frikën se do të shtoni në
Patatet e ziera
Shumë njerëz i heqin patatet nga dieta e tyre për shkak të sasisë së madhe të karbohidrateve që përmbajnë, por nuk është nevoja ta bëni këtë. Patatet nuk janë të dëmshme për sa kohë nuk skuqen. Në vend që t`i skuqni, ziejini patatet dhe konsumojini pa frikë. Ato ndihmojnë edhe në sistemin tretës.
6 ushqime që mund t`i hani pa frikën se do të shtoni në
Vezët
Ndryshe nga sa e kishit menduar, konsumimi i vezëtve nuk rrit nivelin e kolesterolit të keq. Për më tepër ato përmbajnë proteina. Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë vezë për mëngjes janë më të aftë të humbasin peshë sesa ata që nuk i konsumojnë.
6 ushqime që mund t`i hani pa frikën se do të shtoni në
Bollguri
Bollguri është një ushqim që përmban shumë fibra dhe thith shumë ujë kur gatuhet. Mund të kombinohet me ushqime të ndryshme dhe ju ndihmon të mos shtoni peshë.
6 ushqime që mund t`i hani pa frikën se do të shtoni në
Supa
Bëjeni supën pjesë të dietës suaj dhe do të humbisni peshë pa u sforcuar fare.
6 ushqime që mund t`i hani pa frikën se do të shtoni në
Mollët
Mollët përmbajnë një lloj fibre që rregullon tretjen dhe po ashtu përmbajnë shumë ujë. Për rezultate më të mira në humbjen e peshës, mollët këshillohet të konsumohen para çdo vakti.
6 ushqime që mund t`i hani pa frikën se do të shtoni në
Mishi i peshkut
Mishi i peshkut është i pasur me proteina dhe sipas studimeve një drekë e pasur me proteina ndihmon në reduktimin e kalorive të konsumuara në darkë me 12%, në krahasim me ata që hanë një drekë të pasur me karbohidrate.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon