Soni Malaj, për pyetjen që i bëjnë të gjithë: Më ka ardhur në majë të hundës
Soni do bëj dasmë?

Në një koncert recital në Amfiteatrin e Tiranës, Soni Malaj, mblodhi të gjithë dashamirësit e muzikës së saj duke u dhuruar hitet e saj gjatë viteve, por edhe projektet e reja që ka prezantuar së fundi. I menduar deri në detaje, koncerti sfidoi motin e ftohtë, shiun dhe freskinë pranverore, ndërsa Soni mori pas tij shumë komplimente, urime e përgëzime të cilat e kanë gëzuar pa masë.
E ftuar këtë javë në “Trokit” përballë Ermal Peçit, Soni rrëfeu edhe disa detaje që e surprizuan atë natë, mikeshat e grupit “Spirit Voice”, por edhe sikletet që iu desh të përballonte në skenë gjatë kohës që performonte një prej baladave të saj më të bukura “Ndarja”.

Menaxheri kishte menduar edhe për një “borë” që do të zbukuronte skenën, por këtë nuk ia kishte thënë Sonit. Pak pasi nisi këngën, Sonit iu fut në gojë një ‘top bore’ që po i zinte frymën, por me ndihmën e publikut që e shoqëronte në kor, ia doli të mos kuptohej që u kollit disa herë për të pastruar zërin nga shkuma e sapunit.
Në fund të intervistës, Ermali kishte përgatitur për këngëtaren një intervistë në të cilën asaj i duhej të përgjigjej sipas titujve të këngëve të saj… Pasi Ermali e ngacmoi për dasmën, ajo tha se “akoma nuk kam bërë një këngë për dasmën”, por pas këmbënguljes së gazetarit, Soni e kishte gati përgjigjen.

“Kur të pyesin pa fund, pa fund për dasmën, ti thua ‘dreqi ta hajë s’do ta bëj fare atë dasmën?” e pyeti Ermali: “Po, vallaj ma kanë sjellë në majë të hundës ndonjëherë. Dhe kur ta kërkojnë me ngulm… Është si puna e meshkujve kryesisht, “kur po martohesh?”. Ai ngel beqar gjithë jetën ose bën ndonjë dasmë 50 vjeç…” – tha Soni.
Kështu, pyetje për dasmën nuk ka më. Nëse do të vijë ai moment, Soni do ta thotë vetë.



