Është vërtet e çuditshme të shohësh se si pak make-up dhe një ndriçim i duhur mund të ndryshojnë krejtësisht pamjen e njerëzve që duken krejtësisht tjetër nga ata që njohim dhe shohim çdo ditë. Po këtij ndryshimi i është nënshtruar së fundi edhe aktorja Ana Maria Orozco, e njohur për rolin e saj tek “E shëmtuara Beti” në shumë vende të Amerikës Latine, SHBA, por dhe më gjerë.

Në atë kohë, sipas fabulës së serialit, Beti nuk ishte femra më e bukur që mund të kërkoje në qytet, por nuk mund të thuhej e njëjta gjë për bukuroshen kolumbiane Ana María Orozco Aristizábal.

Seriali që u transmetua në vitin 2005 edhe në në Top Channel pati shumë sukses në të gjitha vendet ku u transmetua dhe për këtë arsye, duket se do të vijojë me një sezon të dytë. Sërish në këtë serial flitet për një vajzë të shëmtuar, por inteligjente, sekretare e një firme të njohur modelingu.

Aktualisht, Beti ka nisur transmetimin në kanalin spanjoll Telemundo. "Beti në New York" është titulli i këtij filmi, i cili ka protagoniste një Beti tjetër.

Elyfer Torres

Elyfer Torres është një aktore bukuroshe e cila ka marrë përsipër të interpretojë rolin e Betit. Ndonëse seriali e ka shndërruar shndërruar në një vajzë aspak simpatike, publiku është gjithmoën e më shuëm kureshtar për ta ndjekur “zëvendësuesen” e Betit.

Pritet që seriali të transmetohet së shpejti edhe në ekranet shqiptare.

Ana María Orozco Aristizábal

Aktorja 46-vjeçare Ana María Orozco Aristizábal pranoi me kënaqësi një set fotosh për revistën kolumbiane “SoHo”, 3 vite më parë, madje nuk refuzoi edhe të dalë nudo në kopertinë.

Kështu, Ana María Orozco Aristizábal (4 korrik 1973), e njohur nga të gjithë për rolin e protagonistes në filmin “E shëmtuara Beti”, ka çuditur publikun duke u bërë pjesë e kopertinës së revistës “SoHo”. Jo vetëm e shëmtuar, por Beti ishte një grua e bukur dhe nudo. Fituesja e çmimeve “Femra më me Personalitet e Vitit” në 2001-shin, në Neë York Latin ACE Aëards dhe “Aktorja e Vitit” një vit më vonë në INTE Aëard për performancën në telenovelën “E shëmtuara Beti”, tani nuk kishte asnjë lidhje me personazhin e viteve më parë. Në moshën 43-vjeçare, Orozo nuk e ka pasur aspak problem të zhvishet dhe të tregojë format.

Sipas TVnotas, Orozco ishte mjaft komode me trupin e saj dhe nuk hezitoi për të thënë PO për këtë kopertinë: “Nuk e prisja, ishte surprizë për mua. Nuk e njoh turpin, sepse jam në paqe me të dhe kam menduar për këtë shumë pak, jo shumë”, – tregoi Orozco asokohe për revistën.

E lindur në Bogotá, Kolumbi më 4 korrik 1973, Orozco është e bija e aktorit Luis Fernando Orozco dhe prezantueses televizive Carmenza Aristizábal. Beti është motra më e madhe e aktores Verónica Orozco (1979) dhe Julianas-s. Në prill të vitit 1999, Orozco u martua me aktorin Julian Arango, po ishte një martesë që zgjati vetëm 10 muaj. Deri në vitin 2014 ajo jetoi në Bogotá, Kolumbi. Në vitin 2005 deri në vitin 2012, Orozco u martua sërish, këtë herë në Argjentinë më muzikantin Martín Quaglia. Quaglia dhe Orozco kanë dy vajza, Lucrecia dhe Mia.