Luana Vjollca mahnitet me vajzën e Blendi Fevziut dhe ka një koment për të
Nuk e prisnim!

Si një nga gazetarët më të njohur në Shqipëri, me një përvojë të gjatë mediatike, Blendi Fevziu është doemos një nga figurat publike që grish gjithmonë me kuriozitetin për të mësuar shumëçka rreth profilit të tij më diskret, atij familjar, si baba i përkushtuar i dy vajzave apo si bashkëshort.

Nëse ka diçka që veçmas protagonizmit të tij në media ai zgjedh ta ndajë me fansat e shumtë në rrjetet sociale, ato janë udhëtimet. Tashmë, dihet botërisht pasioni i tij i madh për të udhëtuar botën e për të shkelur në vende që ai kurrë më parë nuk i ka vizituar ose për t'u rikthyer tek i njëjti destinacion me të njëjtën dëshirë për të shijuar një eksperiencë pushimi larg angazhimit në televizion dhe punës në media, e këtë pasion duket se ia ka kultivuar edhe vajzave të tij, Mishel dhe Alis.

Fundjavën që lamë pas moderatori zgjodhi që ta kalojë bashkë me familjen e tij në Turqi, ku herë pas here ka ndarë përmes fotove të ndryshme në Instastory momente nga ditët e qëndrimit atje. Mes disa fotove vërtet të bukura, dy prej tyre janë ato me dy vajzat e tij, me më të voglën e familjes Fevziu, Alis dhe me vajzën e madhe Mishel. Kjo e fundit ka tërhequr vëmendjen e gjithë ndjekësve virtual të moderatorit të njohur, mes tyre ka spikatur komenti i Luana Vjollcës, e cila është mahnitur nga ajo. "Wow sa e bukur goca", i ka shkruar ajo në foton që Blendi ka postuar me vajzën e tij Mishel.

Të qenit personazh publik e bën Blendi Fevziun shpesh protagonist të vëmendjes mediatike, por në aspektin më privat dhe familjar, moderatori ka zgjedhur t'a ruajë një profil më diskret, ndaj kur rrallëherë shohim foto me vajzat e tij, sigurisht ka gjithmonë interes!



