Riselda Sejdia blen shtëpi në Dubai: Dy gisht poshtë Zotit

Ka tërhequr vëmendjen vazhdimisht me profesionin e saj, aktivitetet e shumta në fushën e baletit dhe koreografisë, 7 vëllimet që i dedikohen profesionit dhe pasionit të saj të madh, por tanimë ka vendosur që të krijojë një urë të re komunikimi me publikun e saj.
Ka vetëm pak ditë që në treg, koreografja e njohur ka publikuar një libër të ri, por që nuk u ngjan librave të saj të mëparshëm. Prej disa vitesh, Riselda ushtrohet me yoga dhe të gjithë këtë eksperiencë që ka fituar, ka dashur ta ndajë me të gjithë ata që janë të tërhequr drejt këtij lloj sporti, por edhe për shumë të rinj, të cilët duan të kenë një aktivitet sportiv dhe shpirtëror njëkohësisht.

Pasditen e sotme, nga studio “Rudina” në Tv Klan, Riselda ishte e ftuar pikërisht për të promovuar librin e saj “Yogaland”, por edhe për të rrëfyer disa sekrete që e mbajnë gjithmonë të lidhur me këtë që ushqen mendjen, trupin dhe shpirtin.
Duke ndarë me publikun qëllimin e këtij libri dhe duke sqaruar rëndësinë që ka sporti i yoga-s në jetën e secilit prej nesh, Riselda zbuloi ndër të tjera se me yoga ushtrohet kudo e sa herë mundet – edhe në katin e 42-të… të shtëpisë së saj, në Dubai.
View this post on Instagram
Lidhja e veçantë e Riseldës me Dubain është e dëshmuar prej vitesh. Ajo ka jetuar për shumë kohë atje dhe shkon vazhdimisht me pushime të gjata. Por tashmë ka blerë edhe shtëpi. Në shumë prej videove që koreografja ka postuar në llogarinë e saj në Instagram, duket lartësia e një qiellgërvishtëseje, në të cilën ka qëlluar të ketë shtëpinë edhe Riselda. Siç rrëfeu ajo sot, për herë të parë për “Rudina”, shtëpia ka një pamje përrallore, e xhamtë dhe me shumë dritë.

Nëse ju i ndiqni disa prej videove të Riseldës në Instagram, me siguri, do ta vini re lehtësisht këtë: "Dy gisht poshtë Zotit", - tha ajo me humor, pasi Rudina e pyeti në ç'kat i duhet të ngjitet. Edhe prej andej, yoga është e pranishme. Dubai është pika e dobët e Riseldit, një qytet në të cilin ajo ka mall sa herë kthehet.



