Moderatorja e njohur rrëfen se si Meghan Markle i kërkoi t`i prezantonte një burrë britanik

Nga Class 22 May 2019

Moderatorja e njohur rrëfen se si Meghan Markle i kërkoi t`i

Modelja dhe prezantuesja televizive, Lizzie Cundy ka treguar se Meghan Markle i kishte kërkuar t`i prezantonte një burrë britanik, por pasi kishte takuar Harry-n kishte bërë sikur nuk njihej me Lizzie-n. Prezantuesja ka treguar se u miqësua shumë me Meghan-in pasi e shoqëroi në një darkë bamirësie në vitin 2013.

Moderatorja e njohur rrëfen se si Meghan Markle i kërkoi t`i

“Po bënim një bisedë mes vajzash dhe ajo më tha ‘Njeh ndonjë djalë të famshëm? Jam beqare dhe më pëlqejnë shumë britanikët'. Unë i thashë ‘Le të dalim dhe të gjejmë ndonjë’,”  -ka rrëfyer 50-vjeçarja në autobiografinë e saj, “Tales From The Red Carpet”. Ajo ka shtuar se i ka treguar Meghan-it foton e futbollistit Ashley Cole, i cili sapo ishte ndarë nga Cheryl asokohe dhe dukeshës iu duk i lezetshëm.

Moderatorja e njohur rrëfen se si Meghan Markle i kërkoi t`i

Pas ndarjes nga Trevor Engleson, Meghan kaloi shumë kohë në Londër gjatë vitit 2013. Cundy është shprehur se ajo dhe Meghan i mbanin kontaktet, por kur Markle takoi Princ Harry-n e shkëputi marrëdhënien shoqërore me të dhe mbi të gjitha, nuk e ftoi as në dasmë mikeshën e saj. Megjithatë, moderatorja tregon se Meghan ishte tip shumë i këndshëm, i pëlqente të pinte, të argëtohej dhe interesohej shumë për fëmijët e saj. Sipas Cundy-t, aktoreve u pëlqen të flasin vetëm për veten, por Meghan ishte ndryshe dhe ia kishte fituar zemrën.

Moderatorja e njohur rrëfen se si Meghan Markle i kërkoi t`i

Lizzie Cundy nuk është e vetmja që pretendon se Meghan i ka dhënë fund shoqërisë me të sapo u njoh me Princin Harry, pasi edhe Piers Morgan ka thënë të njëjtën gjë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon