Një sërë faktorësh mund të shkaktojnë djegie apo dhimbje gjatë urinimit te gratë dhe vajzat. Disa nga shkaqet më të përhapura janë:

Vaginiti: Inflamacion i mukozës vaginale, me origjinë nga irritimi, infeksioni ose trauma të ndryshme.
Infeksionet e traktit urinar: Infeksionet në fshikëzën e urinës ose uretër.
Infeksione seksualisht të transmetueshme (klamidia, gonorrea ose herpesi).
Problemet me veshkat (infeksion ose gurë në veshka).
Reaksioni ndaj sapunëve, parfumeve dhe produkteve të tjera të kujdesit personal.
Nëse ndieni dhimbje ose djegie kur urinoni, bëni një kontroll mjekësor që të zbuloni shkakun dhe të merrni trajtimin e duhur.

Burimi: JoTabu.al