Miriami dhe Albani kurorëzojnë dashurinë me martesë, fotot nga dasma përrallore

Nga Class 26 May 2019

Miriami dhe Albani kurorëzojnë dashurinë me martesë, fotot

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë zyrtarisht burrë e grua! E papritur? Edhe për ne! pak minuta më parë, Miriami ka bërë të ditur lajmin e ëmbël duke publikuar disa foto nga dasma përrallore, e cila u organizua në Maldive, në po të njëjtin vend ku Miriami mori propozimin për martesë, 6 vite më parë. Edhe pse lajmi është bërë i ditur vetëm sot, ceremonia është mbajtur më 7 maj. Miriami dukej një princeshë e vërtetë me fustanin e nusërisë dhe vellon madhështore, ndërsa Albani si një princ i veshur me të bardha. Nuk mund të mungonte edhe ëngjëlli Ameli, e cila është fryti i kësaj dashurie përrallash!

Miriami dhe Albani kurorëzojnë dashurinë me martesë, fotot

Miriami dhe Albani kurorëzojnë dashurinë me martesë, fotot

PO! U deshën 12 vite që të quheshim zyrtarisht ‘burrë e grua’, por në zemër kemi qenë dhe jemi ende ata dy të rinj ëndrrimtarë që përtej ceremonive gjithmonë e kanë ndjerë thellë në shpirt se janë bërë për njëri-tjetrin. U deshën 12 vite të thonim ‘PO’ përpara Zotit dhe njerëzve që na duan, por në të vërtetë zemrat kanë thënë përgjithmonë ‘PO’ nga momenti i puthjes së parë!

U deshën 12 vite të vishnim kostumin dhe fustanin e nusërisë e të shkëmbenim unazat kur ndërkohë kemi jetuar nën lëkurën e njëri-tjetrit çdo gëzim e hidhërim dhe kemi ndarë çdo të mirë e të keqe që jeta na ka ofruar. Fati dhe shpirti donin që ky moment i shënuar të merrte jetë pikërisht aty ku në vitin 2013 ai propozim i pazakontë na la për pak pa frymë të dyve, por këtë herë jo në botën e magjishme nënujore, por vetëm pak metra më larg, në sipërfaqen e një ishulli të pabanuar. Një pikë e bardhë në mes të oqeanit. Zhveshur nga të gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukuritë përrallore që ka krijuar dora e Zotit.

Duhet të prisnim 12 vite që kjo ditë të merrte kuptimin e plotë të saj me prezencën e ëngjëllit tonë, Amelisë. PO ... deri sa vdekja të na ndajë!

7 Maj, 2019”, -ka shkruar Miriami, përkrah fotove nga dasma.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on

Shumë urime për çiftin!

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon