Rikthehet Ledion Liço, ky është pozicioni i tij i ri në Top Channel

Zbulojeni edhe ju!

Nga Class 5 June 2019

Rikthehet Ledion Liço, ky është pozicioni i tij i ri në

Prej disa kohësh ai ka qëndruar larg ekranit dhe ky është një nga ato vendime që nuk kalohet pa u vënë re! Ndërsa, në jetën private, ai dhe bashkëshortja e tij Sara Hoxha, kanë vendosur që ta zgjerojnë familjen, me një tjetër fëmijë që pritet të vijë në jetë pas pak kohësh, duket se Ledion Liço nuk paska qëndruar tërësisht në heshtje edhe në aspektin profesional. Pas "The Voice Kids", që ishte hera e fundit kur ne e pamë atë në skenën e "Top Channel", u përfol se prezantuesi i njohur ka marrë një periudhë pauze. Por, ai vetë asnjëherë nuk është shprehur publikisht në media apo në rrjetet sociale.

Rikthehet Ledion Liço, ky është pozicioni i tij i ri në

Lajmi tjetër që qarkulloi vetëm pak kohë më pas, ishte se Ledioni po merret me krijimin e një televizioni tërësisht të ri, që quhet "Melody TV" dhe që në fokus të programacionit të tij do të ketë muzikën dhe argëtimin. Edhe e gjitha në kuadrin e hamendësimeve të portaleve rozë në vend, sepse protagonisti në fjalë nuk ka dhënë asnjë detaj rreth kësaj sipërmarrjeje të supozuar nga media.

Rikthehet Ledion Liço, ky është pozicioni i tij i ri në

Por, këtë herë, roli i ri i tij në Top Channel, është i dukshëm dhe publik. Në 15-vjetorin e krijimit të platformës DigitAlb është realizuar një dokumentar interesant, nga pikënisja dhe ideimi i kësaj super platforme tek rrugëtimi 15-vjeçar për të mbërritur në stadin e suksesit që ka sot. Dokumentari do të shfaqet në 9 qershor. Por, ajo që mund të dallojmë nga titrat është roli i Ledion Liços si Producent Ekzekutiv i këtij realizimi.

Rikthehet Ledion Liço, ky është pozicioni i tij i ri në

Videon promovuese e kanë publikuar në profilet e tyre zyrtare motrat Sara dhe Lori Hoxha, e nga kjo ne mësuam kështu pozicionin e ri të Ledion Liços në Top Channel.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa) on

Me siguri që ky nuk do të jetë projekti i tij i fundit, pasi me gjasë surpriza të tjera të mëdha janë rrugës...Le të presim!

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon