Ashtu si për çdo gjë, edhe pozat e fotove kanë modë dhe nëse jeni njerëz që dëshironi të ecni me hapin e trendeve të kohës, ka ardhur momenti të mësoni se cila është poza që po bën namin tani. Harrojeni “duck face”, kjo nuk është më një pozë interesante dhe ka dalë nga moda prej kohësh.

Poza Bambi, po ashtu!

Edhe ky trend ku mbaje dorën në fytyrë nuk po përdoret më!

Tani është koha e pozës flamingo! Kjo e ka marrë emrin pikërisht nga flamingot dhe nga mënyra si ato qëndrojnë. Kjo pozë konsiston në të mbajturin e një këmbe drejtë, ndërsa tjetrën të përthyer në mënyrë trekëndëshi. Mund të mos jetë një pozë e rehatshme, por është e sigurt që do të shkrepni fotot perfekte për Instagram. Nëse ende jeni të paqartë për pozën, po jua tregojmë më poshtë.

Të shumta janë edhe vajzat e famshme që e kanë përdorur shpesh dhe vazhdojnë ta përdornin pozën flamingo. Frymëzohuni nga ato për shkrepjen e radhës!

Burimi: Cosmopolitan