Dasmë përrallash buzë detit në Vlorë

Nga Class 7 June 2019

Dasmë përrallash buzë detit në Vlorë

Dasma është një prej eventeve më të veçanta për njeriun! Gjithë jetën vajzat e kalojnë duke ëndërruar për “ditën e madhe”, ku të paktën për një ditë do të ndihen sikur po jetojnë një përrallë. Çdo gjë duhet të duket dhe të jetë perfekte që të gjithëve t`u lërë mbresa dhe gjurmë në memorie. Nuk është e lehtë që dasma të përmbush pritshmëritë e çiftit, pasi për ta është një projekt që është krijuar, menduar, ndryshuar e perfeksionuar në detaje gjatë gjithë jetës.

Dasma nuk është vetëm një event që mbledh njerëzit e afërt për të gëzuar e festuar bashkimin mes dy njerëzve, ajo është shumë më shumë… Është materializimi i një ëndrre shumëvjeçare që duhet të realizohet në çdo detaj ashtu siç është në imagjinatën e çiftit, madje t`i tejkalojë pritshmëritë e tij. Është e rëndësishme që dasmën t`ua besosh njerëzve që dinë t`i shndërrojnë përrallat në realitet dhe skuadra e Class Events është e tillë, e përkushtuar dhe e gatshme ta bëjë ditën e dasmës të paharrueshme jo vetëm për çiftin, por edhe për çdo të ftuar!

Dasmë përrallash buzë detit në Vlorë

Dasma e Neidës dhe Ervisit ishte dasma e parë madhështore e vitit që Class e ktheu në një ëndërr të bërë realitet. Një dasmë fantastike e organizuar në një tendë transparente buzë detit në Vlorë, e cila u ndërtua nga e para dhe u prek në çdo kënd nga profesionistët e Class Events, të cilët punuan për 7 ditë e 7 netë. Pavarësisht kushteve aspak favorizuese të motit Class ia doli edhe një herë të finalizojë me sukses ëndrrën e një tjetër çifti.

Dasmë përrallash buzë detit në Vlorë

Dasmë përrallash buzë detit në Vlorë

Dasmë përrallash buzë detit në Vlorë

Dasmë përrallash buzë detit në Vlorë

Çatia transparente e tendës u mbush me drita që të krijonin idenë e një qielli të mbushur me yje pafund. Edhe karriget ishin të gjitha transparente që përshtateshin me ambientin e krijuar anës detit, shumë pranveror dhe i freskët, ndërsa në sfond ishte muzika më e mirë e mundshme – zhurma e dallgëve të detit. Stili që u përdor ishte ai australian duke filluar që nga ngjyra gri e mbulesve lino të tavolinave, e deri te lulet që fillonin nga trëndafilat e zinj, që ishin një dëshirë e nuses dhe u ndërthurën në mënyrë perfekte me trëndafilat rozë, luleboret, orkidetë rozë e ngjyrë pjeshke. Po ashtu, u përdorën edhe gjethet e palmave që përshtateshin më së miri me ambientin bregdetar. Mbi pistë u vendosën dhe tri kompozime të mëdha lulesh, edhe këto në ngjyrat e pastelit.

Dasmë përrallash buzë detit në Vlorë

Dasmë përrallash buzë detit në Vlorë

Dasmë përrallash buzë detit në Vlorë

Tavolinat e gjata drejtkëndore u mbushën me qirinj dhe lule, ndërsa në tavolinën e çiftit u vendos një backdrop i mbushur me gjethe, ku me neon të kuq shkruhej shprehja e preferuar e çiftit: You are my today and all of my tomorrows.

Dasmë përrallash buzë detit në Vlorë

Dasmë përrallash buzë detit në Vlorë

Dasmë përrallash buzë detit në Vlorë

Një dasmë përrallash dhe njëkohësisht shumë moderne!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS by Alketa Vejsiu (@classav_events) on

Dasmë përrallash buzë detit në Vlorë

Dasmë përrallash buzë detit në Vlorë

Dasmë përrallash buzë detit në Vlorë

Dasmë përrallash buzë detit në Vlorë

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon