Bradley Cooper dhe Irina Shayk i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, konfirmon People.

Çifti kanë vendosur të ndahen përfundimisht pas 4 vitesh lidhje. Ata po diskutojnë se kush do ta mbajë kujdestarinë e vajzës, Lea De Seine.

Bradley dhe Irina u lidhën bashkë që prej pranverës së vitit 2015. Ata janë munduar shumë që ta bëjnë këtë marrëdhënie të funksionojë për hirë të vajzës, por mesa duket nuk ia kanë dalë.

Dyshja e famshme kanë preferuar gjithmonë që lidhjen e tyre ta mbajnë jashtë vëmendjes së mediave, pasi karriera e tyre ka qenë gjithmonë shumë e komentuar. Gjithsesi, tashmë lajmi i ndarjes po qarkullon me shpejtësi, edhe pas fotove të Irinës me valixhe teksa largohej nga shtëpia ku jetonte me Bradley-n. E vështirë kjo ndarje apo jo?