Ditë e trishtë për Bihterin, aktorja ndahet me njeriun e dashur

Beren Saat përcjell njeriun e dashur

Nga Class• 9 June 2019

Ditë e trishtë për Bihterin, aktorja ndahet me njeriun e dashur

Është ndarë nga jeta dy ditë më parë, në moshën 38-vjeçare, fotografi i njohur Aykut Comert, një prej miqve të ngushtë të aktores Beren Saat.

Pas një lufte të gjatë me sëmundjen e kancerit, Comert u largua nga jeta para kohe duke lënë një dhimbje të madhe te familjarët, por edhe te miqtë e tij.

Beren Saat, bashkë me një grup miqsh, është fotografuar gjatë ceremonisë mortore ditën e djeshme. Pranë saj, ishte edhe bashkëshorti, raporti me të cilin, sipas mediave turke, po shkon drejt fundit.

Ditë e trishtë për Bihterin, aktorja ndahet me njeriun e dashur

Bihter ka shpërthyer në lot ndërsa i gjithë kortezhi po përcillte për në banesën e fundit mikun e saj të ngushtë.

Ditë e trishtë për Bihterin, aktorja ndahet me njeriun e dashur

Edhe në rrjetet sociale, Bihter i ka dedikuar një mesazh të ndjerë mikut të saj të ngushtë.

Ditë e trishtë për Bihterin, aktorja ndahet me njeriun e dashur

“Është shumë e vështirë të gjesh dikë që ndez një dritë për ty në kohë të vështira. Është pothuajse e pamundur që të gjesh dikë që të qëndrojë krah teje në heshtje kur arratisesh drejt errësirës, e madje të të të çojë në atë gjendje sa të qeshësh më zë të lartë. Mallëngjimi për ty nuk do të përfundojë kurrë shok i dashur. Vallëzo me yjet edhe për mua”,- shkruan Saat për 38-vjeçarin.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon