Ka ardhur koha të hiqni dorë nga rimeli i zi! Trendi i ri është i pabesueshëm
Ju duhet vetëm pak guxim!

Gjithçka mund të ketë dalë dhe të jetë rikthyer një milion herë në modë, përveç rimelit të zi. Duket se rimeli tradicional është ndër ato gjëra që të gjithë i kanë qëndruar besnikë, deri më sot. Gjërat kanë ndryshuar së fundmi, pasi rimeli i zi është zyrtarisht "out" për t`i lënë vendin rimelit me ngjyra!


Mund të mos jeni tip aq i guximshëm sa të eksperimentoni me këtë trend të ri, por duket se këtë sezon po bën namin. Ngjyrat janë kryefjala e kësaj vere dhe çdo markë make up-i po hedh në treg të paktën një rimel me ngjyra. Nëse mendoni se ky trend nuk është për ju, prisni sa të shihni rrugëve të qytetit vajza që e mbajnë me vetëbesim. Ashtu siç ndodh me çdo trend tjetër, mjafton ta provoni një herë dhe nuk do të doni t`i ndaheni. Ju duhet vetëm pak guxim!




Ju do ta provonit?



