Ditëlindje pink për një kukull të vogël Barbie

Class Events!

Nga Class 13 June 2019

Ditëlindje pink për një kukull të vogël Barbie

Roza është ngjyra që lidhet gjithmonë me gjininë femërore, brishtësinë, ëmbëlsinë dhe sharmin, ndërsa kjo ngjyrë e kombinuar me të bardhën simbolizon pafajësinë. Çfarë ngjyre tjetër mund të përdorej për ditëlindjen e një vogëlusheje që duket si një kukull e vogël Barbie e që për më tepër quhet Emma Rose?

Ditëlindje pink për një kukull të vogël Barbie

Festa e ditëlindjes së kësaj vogëlusheje speciale u organizua në një ambient të hapur të rrethuar nga gjelbërimi dhe ngjyrat e natyrës që thyheshin nga roza dhe bardhësia e dekorit. Të ftuarit u akomoduan në një tavolinë të bardhë dhe karrige rozë velvet. Përgjatë tavolinës u vendosën kompozime lulesh në ngjyrat e dekorit dhe qirinj të bardhë. Sotopjatat u përzgjodhën transparente me detaje gold, njësoj si serviset e tjera dhe konturet e karrigeve. Sipër sotopjatave u vendos nga një dhuratë simbolike për të ftuarit, edhe kjo në një kuti transparente me fjongo rozë.

Ditëlindje pink për një kukull të vogël Barbie

Ditëlindje pink për një kukull të vogël Barbie

Në një photobooth rozë të rrethuar me tullumbace shkruhej Emma Rose, ku të ftuarit mund të shkrepnin foto pafund. Për më të vegjlit u vendosën tavolina të ulëta dhe jastëqe, ku mund të ishin më komodë. Në çdo tavolinë u vendosën tullumbace të bardha dhe sotopjata rozë. Edhe ëmbëlsirat ishin në po të njëjtat ngjyra, me forma të ndryshme fluturash, lulesh etj.

Ditëlindje pink për një kukull të vogël Barbie

Ditëlindje pink për një kukull të vogël Barbie

Ditëlindje pink për një kukull të vogël Barbie

Ditëlindje pink për një kukull të vogël Barbie

Një botë pink & white për të voglën Emma Rose!

Ditëlindje pink për një kukull të vogël Barbie

Ditëlindje pink për një kukull të vogël Barbie

Ditëlindje pink për një kukull të vogël Barbie

Ditëlindje pink për një kukull të vogël Barbie

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon