33 vjetori i ditëlindjes së tij, ishte një nga eventet që bëri bujë në median rozë! Jo vetëm për realizimin dhe surprizat, por edhe për të ftuarit VIP dhe protagonizmin e shumë personazheve të njohur që morën pjesë në të. Ledion Liço, moderatori i njohur shqiptar është tërhequr nga jeta e medias sociale, duke u angazhuar në sipërmarrje të reja, e fundit ajo në rolin e Producentit Ekzekutiv në dokumentarin e dedikuar ndaj Dritan Hoxhës.

Por, përtej profilit të punës, Ledioni surprizën më të bukur për ditën e lindjes e mori nga njeriu i tij i zemrës, bashkëshortja Sara Hoxha, e cila i kishe organizuar një super party, ku ishin të ftuar personat më të afërt të familjes, miq, të ftuar special dhe emocionet nga kjo festë surprizë duken në videon e fundit që Sara ka postuar në Instagram.

E bashkë me të, Sara zgjodhi që të bëjë publike dhe dy kërkesa të veçanta për Ledionin. Në postimin e fundit në Instagram ajo shkruan: “Bashkëshorti im gjithmonë planifikon dhe bën gjëra për ne, kështu që këtë vit para se të hy në letargji, Lori Hoxha dhe unë vendosëm t’i bëjmë atij një festë surprizë me të gjithë të dashurit tanë! Tani Ledion Liço është koha të më masazhosh këmbët dhe të më sjellësh ushqim! Ok, faleminderit”, i thotë ajo hapur në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa) on

Dhe sigurisht, përpara se bebushi i dytë të vijë në jetë, Sara dhe Ledioni kanë ende pak kohë që të shijojnë bashkarisht, në çift apo në udhëtime bashkë me Londonin e vogël, sepse pas pak muajsh familja do të plotësohet me anëtarin e katërt dhe natyrshëm që përgjegjësitë do të jenë më të mëdha, e koha në dispozicion të aventurave, më e limituar.

Deri atëherë, ka ende kohë…Për momentin le të shijojmë këto foto e video të veçanta nga festa surprizë e ditëlindjes së Ledionit!