Në emisionin e Roza Latit “Why not” në Ora News, disa kohë më parë ishte e ftuar Trejsi Sejdini. Një pyetje e Rozës, “A je edhe ti e virgjër si Enca”, mori përgjigje ofenduese nga Trejsi për këngëtaren.
“Sa është një Encë janë 3 Trejsa, të shkretë. Si mund të mos jetë Enca e virgjër? Kush e ngre Encën e shkretë”,- u shpreh Trejsi.
Kjo përgjigje e Trejsit nuk u prit nga komentuesit të cilët dolën shumica në mbrojtje të Encës. Mirëpo, çfarë thotë vetë këngëtarja? E ftuar sonte në emisionin “Xing me Ermalin”, këngëtarja ka folur rreth deklaratës fyese të Trejsit.
“Më shumë sesa personazhet që përdorin emrin tim për t’u bërë viral, ose për t’u kapur me ndonjë emision, unë mendoj që emisionet që u japin hapësirë personazheve të tillë, për të dalë dhe për të thënë gjëra kundra meje e bëjnë vetëm sepse unë s’i kam shkuar në emision. Unë historikisht i kam mbështetur të gjithë mediat, gazetarët, televizionet dhe më vjen shumë inat kur i them një televizioni apo një emisioni që për momentin nuk bëjmë dot gjë, ka 1001 arsye. Pastaj ti shkon merr një personazh thjesht për të folur për mua, për të zëvendësuar mungesën time, aty tregon që kemi një problem shumë të madh”,- u shpreh Enca.