Victoria Beckham nuk kalon kurrë pa rënë në sy kur bëhet fjalë për veshjen dhe tërheq vëmendjen e të gjithëve për stilin dhe finesën e saj. Stilistja e famshme ishte e pranishme në dasmën e futbollistit spanjoll, Sergio Ramos, së bashku me bashkëshortin e saj David Beckham. Ajo u shfaq e veshur me një fustan me printe zinxhirësh dhe me një palë stiletto ngjyrë rozë e ndezur. Por le të ndalemi pak te fustani! Nëse po pyesni veten se kujt ia keni parë po jua thjeshtojmë punën duke ju rikujtuar se edhe dukesha e Sussex-it ka veshur një fustan të tillë kur ishte shtatzënë.
Në muajin mars Meghan u shfaq në Commonwealth Service e veshur me të njëjtin fustan nga Victoria Beckham duke e kombinuar me këpucë e çantë jeshile dhe me një kapele të bardhë.
Fustani është shfaqur për herë të parë në pasarela në shkurt gjatë London Fashion Week dhe i përket koleksionit të Victoria-s, vjeshtë-dimër 2019.
Ky mund të jetë një fustan mahnitës dhe çdokush do të donte ta vishte në një dasmë, por problemi është diku tjetër. Në dasmën e futbollistit Ramos me Pilar Rubio-n kodi i veshjes ishte shumë strikt, pasi të ftuarit u këshilluan të mos vishnin ngjyrën e bardhë, të kuqen, portokallinë, jeshilen dhe rozën. Megjithatë Victoria është Victoria dhe përveçse zgjodhi një fustan të bardhë (pavarësisht printit), ajo guxoi edhe me këpucët që ishin rozë e ndezur. Kur bëhet fjalë për modë, Victoria nuk do t`ia dijë fare për rregulla dhe kode! Shpresojmë që nuses të mos i ketë ardhur keq!
View this post on Instagram