Të gjithë kemi bërë blerje qesharake në të kaluarën, ose edhe bëjmë akoma dhe pendohemi më pas, por asgjë nuk është e krahasueshme me disa shpenzime qesharake që bëjnë të famshmit. Më poshtë janë renditur disa nga gjërat më të Ò«mendura dhe më të shtrenjta (një pjesë edhe e panevojshme) që kanë bërë disa personazhe të njohur. Pasi t’i keni lexuar, do të mbeteni thjeshtë: “Uuuuaaauu...”

E mbani mend Justin Bieber, kur ua prezantoi të gjithëve majmunin Capuchin në Gjermani? Po, por nuk është vetëm ai.

Kjo, në fakt, duket e pabesueshme. Lady Gaga ka shpenzuar plot 50 000 dollarë për një makinë që mban larg fantazmat. Po, është e vërtetë dhe shumë serioze. Këngëtarja kujdeset shumë për gjërat supernatyrale.

Mike Tyson është i njohur për shpenzime marramendëse, por si mund të shpenzojë 2.3 milionë dollarë për një vaskë të artë dhe 150 000 dollarë për dy tigra të bardhë Bengal? Vërtet shumëëëëëë.

Beyonce nuk mund të gabojë... edhe nëse shpenzon 100 000 dollarë për një palë streÒ«e! Po, Queen B një herë ka shpenzuar këtë shifër për streÒ«et ‘Balenciaga’ të veshura me ar, që i përdori në performancën e saj në vitin 2007, BET Awards.

Edhe Celine Dion bën pjesë në këtë listë të famshmish që kanë shpenzuar Ò«mime marramendëse për gjëra qesharake. Këngëtarja ka blerë për 2 milionë dollarë një aromatizues dhome. E imagjinoni dot?

Edhe kjo është e pabesueshme. Nicholas Cage ka shpenzuar para për një oktapod dhe një kafkë dinosauri. Ylli i ‘The National Treasure’ ka blerë 275 000 oktapodin dhe 276 000 dollarë kafkën e dinosaurit.

Kim Basinger shpenzoi 20 milionë për një qytet. Po, bleu qytetin Braselton, në Gjeorgji. Për fat të keq, më vonë i duhet ta kthente dhe mori vetëm 1 milion.

Edhe Paris Hilton është e njohur për shpenzimet e mëdha. Po Ò«farë mund të thuash kur shpenzon 325 000 dollarë për shtëpinë e qenit që ngjan fiks si shtëpia e saj?