Të gjithë sytë te dasma e madhe VIP, çfarë po ndodh në kalanë e Shkodrës?

Sytë në kala

Nga Class 22 June 2019

Të gjithë sytë te dasma e madhe VIP, çfarë po ndodh

Historia e Rozafës nuk mund të jetë aq e largët nëse je brenda saj dhe sheh, qysh në portën e madhe hyrëse, sa e gjallë dhe pranë të gjithëve është Rozafa – nëna e flijimit, e sakrificës dhe e dashurisë për jetën…

Në Shkodër, qytetin ku lindi dhe u rrit kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj, sonte është dasma e madhe që ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Prej pak ditësh, lajmi se Elseidi dhe Fiorenza do të kurorëzojnë dashurinë e tyre disavjeçare, është ndarë me shpejtësi në rrjet, ndaj edhe sytë sonte janë në kala.  

Të gjithë sytë te dasma e madhe VIP, çfarë po ndodh

Eventi i organizuar nga Class Events është kuruar me detaje të personalizuara, aq sa çdo element duket sikur rrëfen një pjesë historie të dashurisë së çiftit.

Një nga ceremonitë më të mëdha mes dasmave VIP në Shqipëri, këtë mbrëmje është e mbushur me shumë surpriza për çiftin dhe për të gjithë të pranishmit.

Të gjithë sytë te dasma e madhe VIP, çfarë po ndodh

Po çfarë po ndodh tani në kalanë e Rozafës?

Një nga kështjellat më të denja, që iu përkushtua dashurisë që në themelet e saj, hyn në listën e të gjitha kështjellave botërore që kanë celebruar martesa e dashuri njerëzore.

Sapo hyn, pamja është magjike, shtuar këtu edhe detajet e dekorit nga Class. Gjithçka ka nisur të marrë pamjen e një spektakli ngjyrash, i cili vetëm sa ka nisur.  

Të gjithë sytë te dasma e madhe VIP, çfarë po ndodh

E gjithë Shkodra pret perëndimin e diellit, gjatë të cilit nusja dhe dhëndri do t’i thonë PO njëri-tjetrit edhe pranë dëshmitarit të parë të familjes, djalit Elis.

Të gjithë sytë te dasma e madhe VIP, çfarë po ndodh

Nata speciale në kalanë e Shkodrës, sapo ka nisur. Nusja dhe dhëndri priten t’i afrohen altarit dhe t’i premtojnë njëri-tjetrit dashuri të përjetshme para qindra miqve e të ftuarve specialë …

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon