Në dasmën e kapitenit, spektaklin e dhuroi Kombëtarja Shqiptare

Madhështore

Nga Class• 23 June 2019

Në dasmën e kapitenit, spektaklin e dhuroi Kombëtarja Shqiptare

Jo në fushën e blertë, por në Kalanë e Shkodrës. E gjithë Kombëtararja Shqiptare ishte mbrëmë në Kalanë e Rozafës, në ceremoninë e martesës së mikut të tyre, Elseid Hysaj. Nuk kishin si të mungonin në një moment aq të rëndësishëm për kapitenin e tyre. Dhe siç ndodh në të tilla raste, shoqëria e çiftit është ajo që e bën atmosferën.  Të shumtë në numër, tavolina e Kombëtares Shqiptare nuk qëndronte asnjëherë e qetë, por vetëm kërcente dhe këndonte për kapitenin.

Nga videot live në rrjetet sociale, kuptuam që atmosfera në dasmë ishte tipike shkodrane, me shumë këngë qytetare, por edhe nga ato modernet e ditëve të sotme. Sabri Fejzullahu, së bashku me të birin Ermalin dhe Kidën, i dhanë edhe më shumë gjallëri dasmës në mes të Kalasë së Rozafës, vendi ideal për t’u celebruar një çift shkodranësh. Class Events ka realizuar një mrekulli nga zeroja, në këtë event madhështor që nuk është parë ndonjëherë në Shqipëri.

E rëndësishme është që mbrëmë në dasmën e kapitenit, çifti, të ftuarit dhe Kombëtarja Shqiptare do të kenë një kujtim të bukur nga kjo ceremoni unike.

Në dasmën e kapitenit, spektaklin e dhuroi Kombëtarja Shqiptare

Në dasmën e kapitenit, spektaklin e dhuroi Kombëtarja Shqiptare

Në dasmën e kapitenit, spektaklin e dhuroi Kombëtarja Shqiptare

Në dasmën e kapitenit, spektaklin e dhuroi Kombëtarja Shqiptare

Në dasmën e kapitenit, spektaklin e dhuroi Kombëtarja Shqiptare

Në dasmën e kapitenit, spektaklin e dhuroi Kombëtarja Shqiptare

Në dasmën e kapitenit, spektaklin e dhuroi Kombëtarja Shqiptare

Në dasmën e kapitenit, spektaklin e dhuroi Kombëtarja Shqiptare

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon