Brenda dasmës madhështore të Fiorenzës dhe Elseid Hysajt

Fotot ekskluzive!

Nga Class 23 June 2019

Brenda dasmës madhështore të Fiorenzës dhe Elseid Hysajt

Kjo është "ndeshja" më e rëndësishme e kapitenit të kombëtares shqiptare, Elseid Hysajt. Larg fushës së blertë, por në Kalanë e Shkodrës, Elseid Hysaj dhe Fiorenza i kanë thënë "Po" njëri-tjetrit, me shpresën që do të jenë së bashku deri në fund të jetës së tyre. 130 metra mbi nivelin e detit, çifti e kanë pranuar njëri-tjetrin, në të mirë dhe në të keq, derisa vdekja t'i ndajë. Ky mund të duket një premtim klishe, por në një moment të tillë merr vlerë të madhe.

Brenda dasmës madhështore të Fiorenzës dhe Elseid Hysajt

Brenda dasmës madhështore të Fiorenzës dhe Elseid Hysajt

Elseidi ka zgjedhur jo rastësisht Kalanë e Rozafës, për t'u celebruar me Fiorenzën. Në vendlindjen e tij, në Shkodrën e bukur dhe me histori, kapiteni i kombëtares shqiptare ka vendosur ta memorizojë këtë moment si më të bukurin në jetën e tij: Në një vend të veçantë për të, me njerëzit që ai do, duke u martuar me gruan që dashuron. E ku ka më bukur?

Brenda dasmës madhështore të Fiorenzës dhe Elseid Hysajt

Brenda dasmës madhështore të Fiorenzës dhe Elseid Hysajt

Në fakt ka, dhe ajo është nusja. Fiorenza u shfaq drejt altarit e mbushur plot emocione. Ata bashkëjetojnë dhe kanë një djalë, Elisin, por sërish ky moment të jep emocione të forta. Fiorenza kishte zgjedhur për ceremoninë në altar një fustan princeshash, i punuar në atelinë Class nga një ekip mjeshtresh dhe qëndistaresh për muaj me radhë. Stilistja e talentuar e Class By Alketa Vejsiu, Livia Myftari e ka ideuar këtë fustan madhështor, që siç duket është tendenca e këtij viti si për fustanet e nusërisë, po ashtu edhe tek ato të mbrëmjeve. Fiorenza dukej një ëndërr!

Brenda dasmës madhështore të Fiorenzës dhe Elseid Hysajt

Brenda dasmës madhështore të Fiorenzës dhe Elseid Hysajt

I gjithë ambienti i realizuar nga e para nga Class Events, i dha peshë më të madhe këtij momenti. Lulet, peonie mozzarella, trëndafilat, orkidetë të gjitha të bardha, e bënë Kalanë e Rozafës një kopësht lulesh.

Brenda dasmës madhështore të Fiorenzës dhe Elseid Hysajt

Brenda dasmës madhështore të Fiorenzës dhe Elseid Hysajt

Aty erdhi nusja, në kopshtin magjik të martesës së saj. Çiftin e celebroi miku më i mirë i Elseidit, Eltoni. Ceremonia e celebrimit nuk ishte si ato që jemi mësuar të shikojmë zakonisht. Kishte brenda emocion, dashuri, histori, por edhe pak batuta shkodrane. Si mund të mungonin?

Brenda dasmës madhështore të Fiorenzës dhe Elseid Hysajt

Brenda dasmës madhështore të Fiorenzës dhe Elseid Hysajt

Ata i thanë "po" njëri-tjetrit me dëshmitarin më të rëndësishëm, Elisin, djalin e tyre. Nuk ndodh çdo ditë që prindërit të kenë prezent në dasmë fëmijën, por Elisi është një vogëlush me fat dhe ky do të mbetet një kujtim i bukur në memorien e tij.

Brenda dasmës madhështore të Fiorenzës dhe Elseid Hysajt

Brenda dasmës madhështore të Fiorenzës dhe Elseid Hysajt

Class Event u kujdes që çdo detaj në këtë dasmë madhështore të ishte një ëndërr. Kjo është një ceremoni martese që nuk është parë ndonjëherë në Shqipëri! Elseidi dhe Fiorenza, sot, kanë bërë bashkë një "gol" të rëndësishëm në jetën e tyre.

Brenda dasmës madhështore të Fiorenzës dhe Elseid Hysajt

Brenda dasmës madhështore të Fiorenzës dhe Elseid Hysajt

Urime!

Brenda dasmës madhështore të Fiorenzës dhe Elseid Hysajt

Brenda dasmës madhështore të Fiorenzës dhe Elseid Hysajt

Fotot: Orsola Mema, Class Photography

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon