Përfundon numërimi i votave për Tiranën, ja sa vota ka marrë Erion Veliaj

Gati për mandatin e dytë!

Nga Class 2 July 2019

Përfundon numërimi i votave për Tiranën, ja sa vota ka

Është zyrtare! Numërimi i votave për kryeqytetin tashmë ka përfunduar, dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ka fituar bindshëm me një super rezultat kundrejt kundërshtarit të Bindjes Demokratike, Arben Skënderaj. Kryebashkiaku ka marrë 94.21%  të votave,152,230 vota,  kundrejt 9364 votave të Arben Skënderaj.

Edhe në 32 bashki të tjera të vendit është mbyllur procesi i votimit, fitues janë shpallur kandidatët e PS-së. Bindja Demokratike ka marrë një numër të vogël votash në rang vendi.

Pas rezultatit, reagon për herë të parë Erion Veliaj

Kreu i Bashkisë ka mundur të marrë 94.21% të votave,152,230 vota, një rezultat i thellë ky në krahasim me kundërshtarin e tij të Bindjes Demokratike, Arben Skënderaj. Pas këtij rezultati, Veliaj është shprehur se tani duhet t’i përvishet punës.

Përfundon numërimi i votave për Tiranën, ja sa vota ka

“Tirana u kry! Mirënjohje e përulësi për secilin prej jush! Respekt për Arben Skënderin e gjithë bekimet e botës për familjen e tij! Mezi pres edhe skuadrën e Këshillit Bashkiak, ku përveç PS do të ketë edhe disa parti të tjera, që të nisim me vendimet jetike aty Gara mbaroi! Tani le të përveshim mëngët për më shumë punë e vëllazëri, përtej ndasive, siç i ka hije #TiranesQeDuam! Ka më shumë gjëra që na bëjnë bashkë, se ato që na ndajnë. Unë do jap më të mirën për Tiranën, të ftoj edhe ty të japësh sa mundesh! Të falënderoj e përqafoj! Forca! Bashkë”, shprehet në rrjetet sociale Erion Veliaj.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon