Kjo është e vajza e vetme që e ka refuzuar princin William në universitet
Cila?

Lidhjet nuk janë gjithmonë të lehta, as për familjen mbretërore. Thjesht pyesni princin William, i cili mesa duket është lënduar në kolegj nga një vajzë. Në librin për Kate, eksperti mbretëror dhe biografi Katie Nicholl tregon dështimin e William me një shoqe klase në Universitetin e St Andrews.
Por si është kjo histori? Shumë vajza ndërronin madje edhe klasën që të ishin bashkë me princin. Mirëpo, kishte edhe një vajzë që nuk e pranoi William-n. Një trashëgimtare e Teksasit me emrin, Meghann Gunderman nuk e pranoi princin.
William e pyeti Meghann për të dalë së bashku, por ajo refuzoi në mënyrë kategorike. Shokët e klasës kanë treguar se princi u hutua totalisht nga refuzimi dhe Meghann nuk u tundua në asnjë moment që të ndërronte mendje.

Në fakt ky refuzim mund t’i ketë shërbyer për mirë të dyve, pasi Willim gjeti më pas dashurinë e jetës së tij, Kate Middleton. Ndërsa Meghann, u bë themeluesja dhe drejtoresha ekzekutive e The Foundation For Tomorrow. Meghann gjeti gjithashtu dashurinë e jetës dhe u martua me ish-lojtarin e NFL Jason Sehorn në 2017.



