Për këmbë të bukura me sandale, si të trajtosh lëkurën e thatë të thembrave

Trajtime natyrale

Nga Class 9 July 2019

Për këmbë të bukura me sandale, si të trajtosh

Vera është ne kulmin e saj dhe bashkë me të edhe sezoni i sandaleve. Të gjithë duan të nxjerrin në pah këmbët e bukura, por është gjithmonë e vështirë, sidomos me lëkurën e thatë të thembrave dhe lëkurën e plasaritur.

Zakonisht, lëkura e ashpër që krijohet në thembrat e këmbës vjen si rezultat i lagështirës që krijohet nga këpucët. Por ka edhe një mënyrë trajtimi për këtë pjesë.

Për këmbë të bukura me sandale, si të trajtosh

Shumica e vajzave mendojnë se për të shmangur plasaritjen e lëkurës së këmbëve, një zgjidhje është edhe trajtimi me pedikyr. Është një zgjidhje, por e përkohshme. “Produktet hidratuese që mund të përdorë pedikyristja apo edhe kremrat specifikë janë vetëm “mbulues” të problemit, jo zgjidhje e tij”,- thotë Dr. Dana Canuso, mjeke specialiste. Kjo do të thotë se lëkura e thatë mund të duket më mirë pas disa ditësh nga trajtimi, por problemi është akoma aty.

Për këmbë të bukura me sandale, si të trajtosh

Atëherë cila është zgjidhja ideale?

Për fat të mirë, ka ende disa zgjidhje. E para vjen nga përdorimi i një serumi të rekomanduar që heq lëkurën e thatë dhe pastron qelizat e vdekura të thembrave dhe mundëson rigjenerimin e lëkurës në këtë pjesë të këmbës duke mundësuar në vetëm pak ditë lëkurë të re e të pastër (Foot Repair Serum by Dr. Canuso Skincare.).

Por një mënyrë natyrale që mund të të japë përmirësim në një kohë të shpejtë është edhe scrub-i me vaj ulliri dhe sheqer kafe.

Për këmbë të bukura me sandale, si të trajtosh

Përdorimi

Pasi t’i kesh larë këmbët mirë dhe të kesh eliminuar lëkurën e ashpër të thembrave, përziej pak sheqer kafe me disa pika vaj ulliri. Masazhoji thembrat për disa minuta dhe pastaj shpëlaji me ujë të bollshëm. Përsërite këtë trajtim disa herë në javë dhe pas disa përdorimesh, do të vëresh që lëkura është zbutur mjaftueshëm.

Këshillohet që ky lloj trajtimi (ashtu si edhe ai me serum) të përdoret në darkë para se të flesh.

Për këmbë të bukura me sandale, si të trajtosh

E rëndësishme është, sipas specialistëve, që të mbash këpucë të hapura në mënyrë që këmbët të ajrosen.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon