Ai që njohim të gjithë si Xhihani i "Fate të kryqëzuara", aktori Erkan Pettekaya, këtë fundjavë do të jetë shumë pranë nesh. Prive ka mësuar se këtë të premte, aktori turk është ftuar të jetë në Kososvë.

Pettekaya, i cili për momentin po merret me produksione të reja në Turqi, do të qëndojë disa ditë në Prishtinë. Ai është i ftuari special i promovimit të emisionit “Qejfi më i madh se Stambolli”, një emision i Linda Imamit, i cili do të nisë transmetimin këtë të premte në Klan Kosova.

Pettekaya, pritet të ketë takime edhe me drejtues të tjerë të televizionit dhe fansa të serialeve të tij.