Aknet janë një nga problemet më të zakonshme të lëkurës, tek vajzat, por edhe tek djemtë! Ndaj, sezoni i verës mund të jetë një nga ato faktorët nxitës që ndikon direkt tek shfaqja e tyre. Faktorët që favorizojnë? Djersa, papastërtitë, pluhuri, etj. Ekspertët e bukurisë sapo kanë ndarë katër gabimet e zakonshme që të gjithë ne bëjmë gjatë verës me aknet, ndaj bëni mirë që t'i kushtoni rëndësinë e duhur dhe të mos i neglizhoni.
Ju nuk po i lani rregullisht këllëfët e jastëkëve dhe çarçafët
"Ju nuk mund ta kuptoni, por edhe lëkura juaj e larë lë baktere në jastëk", thotë Dr. Desai Solomon, një dermatolog i certifikuar në New York. Lëkura jonë mbledh baktere dhe vaj gjatë verës, prandaj është e rëndësishme që t'i ndërroni shpesh çarçafët dhe këllëfët e jastëkëve për të shmangur kontaktin e poreve me papastërtitë dhe bakteret.
Ju nuk e pastroni fytyrën siç duhet
"Mbajini poret tuaja të pastra duke e larë fytyrën dy herë në ditë me një pastrues që përmban 0.5 deri në 2% acid salicilik", thotë Dr. Desai Solomon për StyleCaster. Për të përdorur pastruesin tuaj siç duhet, ajo këshillon ta masazhoni atë në fytyrën tuaj me majat e gishtave dhe ta lini produktin për të paktën një minutë në lëkurë përpara shpëlarjes. Kjo lejon që përbërësit aktiv të depërtojnë në lëkurën tuaj.
Ju nuk po fshini djersën
"Edhe nëse jeni duke punuar, sigurohuni që të pastroni lëkurën tuaj ndoshta edhe me letër të lagur çdo tre deri në pesë orë nëse keni djersitur shumë", thotë Dr. Gretchen Frieling, një dermatopatolog i certifikuar nga bordi i Bostonit. Ju nuk doni të mbingarkoni lëkurën tuaj me acide që luftojnë gjatë gjithë ditës, ndaj një hap i tillë është i dobishëm për lëkurën. Sigurohuni që të përdorni letra që nuk përbajnë kimikate të forta.
Jeni duke përdorur kremin e gabuar mbrojtës ndaj diellit
"Përpiquni të shmangni kremrat SPF që janë të bazuara në oksid zinku dhe okside titani", thotë Dr. Harth për StyleCaster. Këto kremra janë të trashë dhe lënë një shtresë të bardhë në lëkurën tuaj. Kjo mund të çojë mandej në bllokimin e poreve.