Irina Shayk flet për herë të parë pas ndarjes me Bradley Cooper

Çfarë thotë?

Nga Class• 11 July 2019

Irina Shayk flet për herë të parë pas ndarjes me Bradley

Irina Shayk duket një mrekulli në kopertinën e verës së Harper Bazzar. Kjo është intervista e parë e Irina Shayk që pas ndarjes nga Bradley Cooper. Edhe pse është një ndër modelet më të suksesshme, Irina është shprehur se edhe ajo ka ditët e këqija dhe se ajo nuk është perfekte.

“Ndonjëherë nuk dukem si modele. Unë jam një qenie njerëzore dhe gaboj si të gjithë”,-është shprehur Irina.

Sa i përket ndarjes së saj me Bradley Cooper, Irina u shpreh se çuditet nga kurioziteti i njerëzve.

Irina Shayk flet për herë të parë pas ndarjes me Bradley

 “Mendoj që është thjesht të qenit njerëzor: nëse nuk e ke, do ta kesh. Ka një perde dhe t’i do ta hapësh. Besoj se është kurioziteti që i shtyn”,-ka shtuar Irina.

Irina Shayk flet për herë të parë pas ndarjes me Bradley

Ndërsa në lidhje me martesën, ajo vazhdon të besojë dhe nuk është kundra.

“A besoj te martesa? Po, sigurisht. Nuk jam ai lloj personi që është kundër saj”,-përfundoi Irina.

Irina dhe Bradley u ndanë këtë vit pas 4 vitesh lidhje. Ata kanë një vajzë 2 vjeçe, Lean. 

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon